Noizy dhe MatoLale në verë të vitit të shkuar sollën këngën “Adrenalinë”, që rezultoi një super hit. Mirëpo më vonë marrëdhënia miqësore mes dy reperëve u kris dhe përplasjet mes tyre kanë qenë të shpeshta.
Së fundmi MatoLale ka publikuar një këngë, që hapur është një “diss” për Noizy-n. Kënga e MatoLale mban titullin “Resto” dhe mes rreshtave ai përmend mikun më të mirë të Noizy-t, Varrosin.
“Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet MatoLale në këngë.
MatoLale e pranon se Noizy e ka mbështetur në fillimet e karrierës dhe thotë se e ka dashur si vëlla dhe nuk priste që të merrte “diss” prej tij. Ndër të tjera ai e akuzon Noizy-n si të pabesë dhe se ndihet i rrezikuar nga MatoLale si reper i ri.
Mirëpo kundërpërgjigja e Noizy-t për MatoLale nuk ka vonuar fare! Ai ka publikuar në Instagram disa biseda që ka bërë me MatoLalen në qershor të vitit të shkuar, 1 ditë para se të publikonin bashkëpunimin e tyre “Adrenalinë”.
“Shokun ta bon për spital dhe s’të plasi shumë… mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i pa pjek ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh”, ka shkruar Noizy përkrah fotove të bisedave.
“Mos e harroni asnjë moment kë keni të bëni. Rrenat e juaja zgjasin 2 ditë, mbas kësaj hype që more nga emri im dhe ti do vdesësh do përfundosh te gjithë llumi… dhe ti e din mirë këtë se e ke thonë dhe vetë, se kush të del kundra ty (Noizy) përfundon tek të shumtit.
Të kujtohet? Numëro ditët dhe shife si vdes emri yt në heshtje me pambuk. Shokun e kishe në spital t’u luftu me jetën… mendjen e kishe te kënga me Noizyn. Ndërkohë flet boti për besprem”, ka shkruar në një tjetër postim Noizy.