Ndërsa Parlamenti Europian po shqyrton të ardhmen e Rregullore ePrivacy, EBU ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me projektin e dispozitave që do të pengojnë kapacitetin e organizatave evropiane të medias për të përmirësuar shërbimet e tyre digjitale.
Shqetësime janë ngritur nga kufizimet e mundshme mbi rolin e palëve të treta të cilat mbledhin të dhëna të matjes audiencë në emër të transmetuesve.
Organizatat e medias shpesh mbështeten në marrëveshje kontraktuale me kompanitë kërkimore për të matur audiencën në mënyrë që të kuptojnë më mirë pritjet dhe nevojat e tyre. Kjo kontribuon në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme dhe diversitetin e ofertave mediave dhe furnizimin e shfrytëzuesve me një përvojë unike në botë online.- thotë EBU në deklaratën e saj.
Unioni i Transmetuesëve Europian, u ka bërë thirrje anëtarëve të Parlamentit Evropian që të mos votojnë një pikë të Rregullores ePrivacy mbi matjen e audiencës.
Duke vepruar kështu, EBU bashkohet me një koalicion që sjell së bashku shoqatat kryesore që përfaqësojnë interesat e organizatave që ofrojnë ose përdorin shërbimin e matjes së audiencës për të ofruar shërbime mediatike me më larmishmëri dhe informacion për publikun.
Rregullorja e ePrivacy ka për qëllim rinovimin e rregullave aktuale të përcaktuara në direktivën në lidhje me respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale në komunikimet elektronike. Objektivi kryesor është për të mbajtur ritmin me zhvillimet teknologjike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë ligjore me rregulloren e miratuar së fundmi për mbrojtjen e të dhënave(GDPR)./imalbania.com/