Në Masterchef Albania kanë filluar audicionet në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, për të marrë pjesë në garë për tu bërë Masterchefi i parë shqiptar.
Në televizion kanë filluar promocionet, ku gjithashtu flitet se do trasmetohet shumë shpejt, mbase gjate muajit mars.
Ne IMA, ka ardhur lajmi i parë jo zyrtar mbi emrin e parë të treshes së jurisë. Bëhet fjalë për René Rexhepin.
Rexhepi është shquar për punën e tij për rikrijimin dhe përpunimin e një kuzhine të re Nordike dhe ushqime që karakterizohen nga origjinaliteti dhe shijet e pastërta.
Rexhepi është biri i një shqiptari etnik, që emigroi në Danimarkë nga ish-Jugosllavia (sot Republika e Maqedonisë), me nënë daneze.
Në klasifikimin ndërkombëtar San Pellegrino World’s Best Restaurant 2012, garë që rendit 50 restorantet më të mira të botës të gjykuara nga 837 ekspertë të një jurie ndërkombëtare, për të tretën herë vendi i parë i shkoi restorantit Noma të Kopenhagënit ku shef kuzhine, është Rene Rexhepi.
Rene Rexhepi ka publikuar dhe disa libra me receta gatimi ku disa prej tyre mbajnë si titull emrin e restorantit “NOMA”.
3 Juristët e Masterchef, duhet të jenë me famë ndërkombëtare, të kenë publikuar libra recetash dhe të jenë të vlersuar me cmime.
Shpresojmë që René të pranojë të bëhet pjesë e jurisë, ku do i shtonte vlerat versionit shqiptar. Së shpejti do ju bëjmë publike edhe emrat e tjerë të jurisë, ju ftojmë të ndani me ne mendimet mbi talent show e parë kulinar, ku ka bërë sukses në të gjitha shtetet që është realizuar.