A e mbani mend nga viti kaluar episodin e audicioneve të MasterChef ku skuadra e kombëtares shqiptare ishte juria e cila vlersonte pjatat e gatimit? Edhe këtë radhë do të ketë një audicion ndryshe nga ai tradicionali brënda studiove të TCH. Këtë fundjavë konkuruesit në audicionet e MasterChef 3, janë larguar nga studiot për t’u transferuar në një prej restoranteve më të dëgjuar në Tiranë. Ata kësaj radhe nuk gatuan për jurinë, por për dasmorët e një eventi martesor, ku prej këtyre të fundit, varej dhe pjesëmarrja e tyre në formarin e gatimit. Të ftuarit në këtë ceremoni martese ishin gjykatësit të cilët vlerësuan pjatat e servirura nga aspirantët për të zënë fronin e MasterChef-it të ri shqiptar. Mendohet të jetë e premtja e ardhshme, ajo e cila do të na serviri përpara ekranit, xhirimet e këtij audicioni të veçantë. Doni ta konfirmoni? Prisni të Premten ora 21:00 në Top Channel.
Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...