Ditën e djeshme një personazh i njohur si Rudina Magjistari denoncoi publikisht disa persona të cilët në emrin e saj po mundoheshin të mashtronin njerëzit për arsye përfitimi.
Të njëjtën gjë ka bërë sot dhe Ardit Gjebrea në llogarinë e tij në instagram. Ju bën thirrje të mos i besoni faqeve të instagramit me emrin e tij pasi janë fallco dhe po mundohen të marrin para në emrin e Arditit.
“Komento shkronjën e parë të emrit dhe zbulo sa para do fitosh”, është një prej statuseve ku ofrohen mijëra euro.
“Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.
Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar”, shkruan Gjebrea.