Sinan Idrizi, partner i kompanisë ajrore “Air Albania”, është paditur nga biznesmeni i famshëm turk Adnan Polat në prokurorinë e Stambollit për mashtrim.
Lajmi i bujshëm bëhet me dije nga mediat turke.
“Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ish President i Galatasaray është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, I cili është dhe presidenti I Polat Grup ka dorëzuar në prokurorinë e Stambollit një padi penale me pretendimin se kompania e Sinan Idrizit, Air Albania i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani nafte por kontrata nuk është përmbushur” shkruan gazeta e madhe turke hurryet.com.tr
Negociatat
Adnan Polat ishte takuar me Sinan Idrizin, partnerin e kompanisë Air Albania dhe president i sport klub Flamurtarit. Idrizi i kishte thënë Polat se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blente kompaninë.
Sipas padisë, Sinan Idrizi i tha Polat se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej atëherë kjo garanci do të kthehej.
Polat kishte përgatitur një projekt-marrëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës. Kështu Polat kishte dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.
Sipsa lajmit të gazetares Dilek Yaman publikuar në gazetën Sabah Neëspaper, Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017 shitja nuk u realizua.
Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar., prandaj biznesmeni ka bërë padi në Prokurori për mashtrim dhe kanë nisur hetimet.