Së fundmi, është bërë me dije, një hetim ndërkombëtar i skandalit të maskave ndaj një kompanie të huaj, që dyshohet se përvetësoi mbi 5 milionë euro. Skandali ka përfshirë edhe prokurorinë shqiptare.
Nje burim i besueshem i tha Top-Channel se kompania mashtruese, e cila u pagua për të furnizuar me maska italine në kulmin e pandemisë së Covid-19 dhe që nuk e kreu detyren, pra, nuk e furnizoi, ka transferuar shuma të konsiderushme edhe në adresë të një kompanie në Shqipëri.
Në informacionin sekret përcjellë prokurorisë theksohet se një kompani me seli në Tiranë, me aksionerë në masën e 70% të kuotave, shtetasi Vincenzo Lucielo dhe me 30% një shtetase shqiptare, gjenden në listën e shoqërive, që dyshohen se u përfshinë në skemën globale të mashtrimit gjatë pandemisë.
Në rajonin e Lazios në Itali, u raportua “mashtrimi për maskat nga shoqëria Eco-Tech SRL, por nga verifikimet e mëpasshme ka rezultuar se kjo shoqëri u zëvëndësua me kontrata publike nga kompania tjetër Bio Line SRL”, citohet në shkresën e autoriteteve të huaja, dorëzuar Shqipërisë.
Burimet e Top Channel pohojnë ekskluzvisht se në këtë dokumet përmendet se shoqëria e Bio Line SRL, ka dyshime se vetëm në datat 30 dhe 31 mars 2020, përfitoi shumën e rreth 5 milionë eurove, nga rajoni i Lazios, si pagesa për pajisje anti-covid, por më vonë kjo shumë u transferua dhe u tjetërsua drejt shoqërive të ndryshme jashtë Italisë, ku një pjesë e tyre i është përcjellë kompanisë në Tiranë, ndërsa ngarkesa e porositur nuk mbërriti asnjëherë.
Hetimi për “maskat fantazëm” nisi në Romë dhe përfshiu disa vende, ndërsa deri më tani raportohet se në këtë skemë, janë përfshirë edhe kompani të tjera.