Serkan zgjohet nga koma dhe ky lajm i gëzon të gjithë.
Kader vazhdon të kërkojë informacione për babain e saj dhe Meral me Zehrën bëjnë një plan për të mos e lejuar të zbulojë të vërtetën.
Meral duke parë gjendjen e mjerueshme të Kaderit, vendos që t’i tregojë të vërtetën. Por Zehra bën të pamundurën për ta bindur.
Songyl merr një lajm shumë të bukur dhe Gynej gëzohet pa masë. Kader i afrohet të vërtetës dhe mëson se Neriman është e afërmja e saj.
Ezhder zbulon se Kader është mbesa e tij e vërtetë. Kader dhe vajzat mësojnë se Meral ka mashtruar dhe është hequr si mbesa e Sadriut për t’i zënë vendin Kaderit.
Si do e presin ato këtë? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja në TV Klan.