Nuk vonoi shumë gjatë dhe i gjendur përballë pyetjeve për mungesën e shërbimit nga klientët, NIMI ashtu siç vërehet dhe në ditët e para kur u ndërpre transmetimi u detyrua të arsyetohej me faktin e “azhornimit të serverave”, ndërkohë që nga ana tjetër serverat ishin bllokuar nga një Insititucion Publik Evropian dhe i pavarur.
Disa ditë pas bllokimit të serverave, operatori pirat rifilloi transmetimin e tij në Itali duke vazhduar përsëri thyerjen e legjislacionit.
Në një deklaratë tashmë për të gjithë abonentët, NIMI u arsyetua se ndërprerja e serverave erdhi si shkak i një sulm kibernetik nga “konkurentë” duke rrëzuar në të njejtën kohë dhe pretendimin e një azhornimi të serverave. Nga ana tjetër, në deklaratë nuk citohet asnjëherë Digitalb, dëmi i së cilës është kolosal si shkak i ilegalitetit të shoqërisë SetPlex.
InfoMedia Albania ka arritur të sigurojë një shkresë të kompanisë Digitalb drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, ku administratorja Vjollca Hoxha ka kërkuar heqjen e reklamës së NimiTV në Televizionin Klan që protagonist kryesor ka figura të televizionit shqiptar.
Ndërkohë në një mënyrë të paprecedentë vazhdon ende transmetimi i këtij spoti publicitar, por dhe njëherazi nuk është e qartë arsyeja pse ky material promovues nuk është bllokuar ende nga rregullatori audio-viziv edhe pse është në kundërshtim të plotë me ligjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare të të drejtës së autorit.
Digitalb prej vitesh ka zhvilluar një betejë të hapur me shoqërinë SetPlex e cila ka nën administrim NIMI TV dhe AlbTV të dyja simotra dhe njëherazi transmetuese pirate. Digitalb njoftoi në krye të vitit 2020 për vjedhjen që i bëhet nga kjo kompani.
Ndërkaq, prej kohësh administratorët e kësaj kompanie, Lionel Dreshaj dhe Benjamin Dreshaj, janë përballur në një betejë ligjore me Digitalb dhe Tring si pasojë e Ilegalitetit.
Beteja ligjore me Digitalb sha: https://www.plainsite.org/dockets/35hzpub5g/new-york-southern-district-court/digitale-sha-v-setplex-llc/
Beteja ligjore me Tring Tv sha: https://www.govinfo.gov/app/details/USCOURTS-mied-2_11-cv-13832/summary
Në një kërkim të thjeshtë në Google del se Lionel Dreshaj dhe Benjamin Dreshaj si administratorë të kompanisë SetPlex vazhdimisht kanë pasur beteja ligjore për transmetim të paligjshëm të përmbajtjes dhe kanaleve jo vetëm me Digitalb dhe Tring por dhe me kompani të tjera televizive të Ballkanit si shkak i transmetimit të pa autorizuar.
Në materialin e gjyqit të mëposhtëm, INTERCOM VENTURES, LLC, një kompani e cila përfaqëson BOSNA TV, një kompani OTT, e cila transmeton programe të televizionit nga Bosnja dhe Hercegovina është përballur në një betejë për thyerje të të drejtave të autorit dhe Aktit Federal të Komunikimeve në SHBA.
KLIKO KËTU PËR TË PARË DOKUMENTIN E GJYKATËS
Pavarësisht faktit të piraterisë së vazhdueshme dhe mashtrimit për klientët, duke marrë në konsideratë vendodhjen e kompanisë SetPlex, e cila është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezulton se kontributi i kësaj kompanie në ekonominë Shqiptare nuk egziston.
Mbi të gjitha nga kërkimet e thjeshta në Google rezulton që SetPlex është e regjistruar në shtetin e Delaware, që njihet gjerësisht si parajsë fiskale duke qënë një shtet “off shore”
Delaware është vendi i njohur për “Parajsë Fiskale”. Parajsat fiskale apo Bizneset ofshore, në përgjithësi janë vende me taksa të ulëta ose jo të korporatave që lejojnë që të huajt të krijojnë lehtësisht biznese atje. Parajsat fiskale gjithashtu zakonisht kufizojnë zbulimin publik për kompanitë dhe pronarët e tyre. Për shkak se informacioni mund të jetë i vështirë për t’u nxjerrë, strehët tatimore nganjëherë quhen edhe juridiksione sekrete. Parajsat fiskale pothuajse gjithmonë mohojnë të qenit strehë tatimore.
Nga ana tjetër, përveç regjistrimit në një vend të huaj, rezulton se SetPlex nuk i ka kthyer asnjë cent të vetëm diasporës shqiptare përmes Politikave të Komunitetit për familjet që nuk kanë mundësi financiare, por dhe për hapësira publike në të mirën e qytetarëve jo vetëm atyre të Shqipërisë por dhe Kosovës. Në vend që paratë që kalojnë miliona euro nga qindra Shqiptarë, të kalojnë si taksë në arkën e shtetit për t’u investuar në arsim, investime për komunitetin por dhe kontribut për spitalet sidomos në këtë periudhë pandemie, ato kalojnë në një shtet të huaj dhe tepër të fuqishëm nga ana financiare.