Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili 3 ditë më parë vrau nënën e tij në fshatin Buçimas.
Mbi të rëndon akuza për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe dhunë në familje.
Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, e më pas autori mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçaren Firdes Çekiçi, kokën e së cilës e vari te porta e shtëpisë.
I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën dhe vajzën e tij 15-vjeçare. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai i Olsi Çekiçit, me probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor bënë me dije se vajza e tij 15-vjeçare i shtroi për të ngrënë të atit dhe shkoi te fqinjët duke lënë në banesë Olsi Çekicin dhe gjyshen.
Kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar vajzën pas disa minutash për ngjarjen. Kur ajo ka dalë nga shtëpia e fqinjëve ka parë se çfarë kishte ndodhur dhe ka njoftuar policinë.