Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, në një intervistë për “Top Story”, ka shprehur shqetësimin e Qeverisë për rritjen e krimeve kibernetike përmes rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok. Sipas tij, veprat penale, përfshirë ato që kërcënojnë të miturit, janë rritur me 40.4% nga viti 2022 në 2023.
Lamallari bëri të ditur se Ministria e Brendshme ka nisur diskutime me përgjegjësit e rrjeteve sociale për të adresuar këto shqetësime dhe paralajmëroi masa të forta, përfshirë ndërhyrje legjislative dhe bashkëpunim me organizata për të mbrojtur mirëqenien e përdoruesve.