Francheso Becheti biznesmeni italian pronari i ish Televizionit Agon Channel dhe Administratori i tij Mauro De Renzis do të mbeten në kërkim nga drejtësia shqiptare deri në momentin e arrestimit të tyre.
Ka qenë gjykata penale e Tiranës që ka rrëzuar kërkesën e Bechetit dhe De Renzit për heqjen e tyre nga kërkimi policor në sistemin Tims dhe Interpol.
Këtë kërkesë avokatët e Bechetit e kishin argumentuar me faktin se Londra ka refuzuar ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë por ka qenë gjykata që ka pranuar pretendimet e prokurorisë për të lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë për biznesmenin italian dhe vartësin e tij.
Becheti dhe De Renzi janë të pandehur të prokurorisë së Tiranës për akuzën e mashtrimit, mos pagimit të taksave pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumenteve.