Gjatë eventit të Comic-Con në San Diego producentët kanë zbuluar se seriali me superheroin e Hell’s Kitchen do të rikthehet në 2017 me 13 episode të reja.
Lajmi është anoncuar nga presidenti Marvel Television dhe producenti ekzekutiv i Daredevil Jeph Loeb gjatë panelit të prezantimit të produksioneve Marvel për Netflix.
Universi Marvel është duke korrur frutet më të mira nga produksionet tv falë partnership-it me shërbimin e videove in streaming. Sezonit të tretë të Daredevil i shtohet sezoni i parë i Marvel’s Luke Cage (i disponueshëm nga 30 shtatori), sezoni i dytë i Marvel’s Jessica Jones (janar 2017) dhe sezoni i parë i Marvel’s Iron Fist (2017), të cilat do të ndiqen nga miniseriali event Marvel’s The Defenders. Sëfundmi është porositur edhe Marvel’s The Punisher, spin-off i Daredevil.