E njohur për publikun si Aja e “Al Pazar”, Rudina Dembacaj dhe i fejuari i saj Aleks mbrëmjen e djeshme i kanë dhënë fund beqarisë. Rudina duket një nuse tepër e bukur duke ruajtur natyralitetin e saj, siç shihet edhe nga fotot.
Në dasmën e aktores kanë qenë të ftuar edhe shumë personazhe të medias si aktorë, gazetarë e shumë të tjerë. Me dekorimin e dasmës është kujdesur Amarda Toska me stafin e saj të “Ami Event”.