Martin Scorsese i përmbush dëshirën Leonardo Di Caprios, duke i besuar rolin e një vrasësi, të cilin prej vitesh aktori e kishte kërkuar. Dyshen Scorsese – Di Caprio, e ribashkon filmi “The Devil in the White City”, “Djalli në qytetin e bardhë”.
Martin Scorsese do të ekranizojë librin e Erik Larson, historia e një prej vrasësve më të këqinj gjatë viteve 1861-1896 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Herman Mudgett i njohur ndryshe, si Dr Henry Holmes, shfrytëzoi Panairin Botëror të Chicagos në vitin 1893 për të joshur prehun e tij drejt vdekjes. BBC raporton se ai vrau 27 persona, por pas hetimeve të kryera rezultoi se është vrasësi i 200 personave.
Dr Holmes, shndërroi një ndërtesë në Chicago, në një vend vrasjesh. Në të ashtuquajturën “Kështjella e Vrasjeve”, ishte një dhomë e paisur me një tub gazi për të mbytur viktimat, një bodrum me tavolinë kasapi për të vendosur trupat dhe një furrë për të djegur veshjet e viktimave.
I magjepsur nga ky personazh Di Caprio bleu të drejtat e autorit të librit dhe nisi të projektojë një film mbi ngjarjen. Bashkëpunimi mes dy emrave të mëdhenj të Hollyvoodi-t nisi në 2002 “Gangs of New York”. Edhe pse Di Caprio shkëlqeu në çdo film të Scorsese, ai asnjëherë nuk mundi të rrëmbente një Oscar.
A do të jetë “The devil in the White City” ai që do të bindë jurinë e Hollyvoodi-t për t’i dhënë të dyve njëherësh statujen Oscar? Pritshmeritë janë të larta.
Tv Klan