Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka e quan të vonuar nisjen e procesit të kalimit të frekuencave televizive nga numerike në dixhitale, duke theksuar se institucioni që ai drejton është gati të nisë nga puna.
Zoti Leka, Desha t’ju pyes në lidhje me nje artikul që ka dalë pas një kontrolli nga KSHL për mosmbylljes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në transmetimet dixhitale?
Me dy fjalë janë budallëqe ato që shkruhen në shkrim. Ajo që është shkruar në rapotin e lartë të shetit ishte një kontroll performance. RTSH është gati që nesër të fillojë dixhitalizmin. Ju do të thoni pse nuk është lidhur kontrata me firmën fituese? Problemet janë të lidhura me vetë firmën, këtë më mirë e di Ministri i Inovacionit. Ndërsa përsa i përket RTSH-së është e gatshme të vërë në dipozicion gjithë strukturën e vet. Unë mund t’ju them se në çdo kohë ne jemi gati ta nisim dixhitalizmin.
Lexo edhe Transmetimi digital, KLSH: RTSH mund të ‘mbyllet’ më 17 qershor
Kontrata ka një një afat për dixhitalizmin, do ta arrini ta bëni?
Është e vërtetë se çdo vonesë që vjen prej problemeve me firmën që është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane e kalon këtë afat. Ai afat nuk kapet, nëse nuk mbyllet çështja e firmës. Nëse mbyllet ne e nisim që nesër. Jemi pothuajse në një gjendje që çdo dite e humbur do të na çojë në shtyrje të afatit.
Ka probleme ligjore firma gjermane?
Nuk e di. Ajo është një kompani që ka shumë kohë dhe puna është me kontratat e saj. Kjo është diçka që duhet parë teknikisht, unë si drejtor RTSH-je për pjesën time mund të them se RTSH-ja është e gatshme me gjithë aftësitë, burimet për ta filluar s’ka pengesë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 shkurt 2015