Prej kohësh këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj dhe partneri i saj, Vitmar Basha janë duke jetuar historinë e tyre të dashurisë. Ditën e sotme dyshja u shfaq për herë të parë të veshur si nuse dhe dhendër, teksa kanë sfiluar në koleksionin e ri të prezantuar në ‘E diela shqiptare’ nga ‘Geraldina Sposa’ dhe Joni Peçi.
Marsela kishte veshur fustanin e bardhë në material sateni, me krahët e fryrë dhe rripin me gurë në mes me të cilin dukej shumë elegante, ndërsa Vitmari me kostumin e zi me papion, i cili e shoqëronte i buzëqeshur.
Të kuruar deri në detaje, por me një ‘look’ mjaft të thjeshtë, Marsela dhe Vitmari kanë rrëmbyer komplimentat e të gjithë ndjekësve.
Nuk dihet nëse veshjet e sotme do të jenë zgjedhja definitive e çiftit për ditën e tyre të madhe, por sot ata dukeshin mjaft bukur dhe të ëmbël teksa hidhnin hapat me shikimet tek njëri-tjetri./revistawho.com