“Marry Me” është komedia e re romantike, Marry Me, në të cilin rolet kryesore i luajnë aktorët, Jennifer Lopez, Owen Wilson dhe pop ylli kolumbian, Maluma.
Me regji të Kat Coiros, filmi vjen i bazuar në një roman grafik me të njëjtin emër të autorit, Bobby Crosby, dhe pritet të jetë i mbushur me këngë origjinale të krijuara nga Lopez dhe Maluma.
JLo e portretizon rolin e superyllit muzikor të quajtur Kat Lopez, e cila e merr vendimin më të çmendur në jetën e saj kur pranon të martohet me një mësues të matematikës, Charlie Gilbert, në takimin e tyre të parë. E shkatërruar dhe turpëruar nga tradhtia që i fejuari i saj ia bënë në natën e martesës, e cila ishte planifikuar të transmetohej live, Kat vendos ta pranojë propozimin për martesë nga një shikues në publik, i cili në film portretizohet nga Owen Wilson. Por, gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe çiftin e ri e presin shumë sfida dhe momente qesharake.
Krejt papritur mes Katit dhe Chariet lind një romancë e bukur, dhe tani ata duhet ta bëjnë të pamundurën që të mos i lënë personat e tjerë që t’i ndajnë ata. Por, a do të mund t’i mbijetojnë ata këtij presioni dhe faktit se ata vijnë nga botë krejtësisht të ndryshme?
Filmi “Marry Me” lansohet nëpër kinematë botërore nga 11 shkurti i vitit të ardhshëm.