Marlon Brando, një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, tani do të “interpretojë” një film që mund ta hedhë në erë imazhin e tij legjendar. 11 vjet pas vdekjes, aktori do të dalë sërish në skenë, veçse këtë herë për të portretizuar veten në një autobiografi përtej varrit.
Muajt para vdekjes, aktori i kaloi duke regjistruar 200 orë shirita vidio, të padëgjuar deri tani. Në “Listen to me, Marlon”, aktori rrëfen urrejtjen për famën dhe suksesin që i dha miliona.
Po ashtu, Brando hapet edhe për dëshirën e tij të famshme seksuale, falë të cilës ishte edhe babai i plot 16 fëmijëve nga tri martesa dhe lidhje të tjera të panumërta.
Ylli i kinemasë, i cili ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare më 2004, tregon sesa e bezdiste të qenit në qendër të vëmendjes.
“Nuk e duroj dot… E urrej! Ju nuk e keni idenë sesa e bezdisshme është të mos mundesh të jesh thjesht njeri i zakonshëm. Për mua ka qenë një luftë e vazhdueshme të ruaja toruan dhe sensin e realitetit, larg suksesit”.
Për filmat, Brando thotë “Nuk kam bërë filma të mëdhenj. Ato nuk ekzistojnë. Nuk ka artistë. Ne jemi biznesmenë, jemi tregtarë. Nuk ka art: pará, pará, pará!”.
Brando ishte ndoshta më i madhi, por tani u thotë admiruesve se e gjithë karriera e tij pati sukses ngaqë ishte një gënjeshtar i mirë.
Marre nga Channel One