Aktorja e dashur për publikun, Marjana Kondi rrëfeu së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, pengun më të madh të jetës së saj. Dhe ka të bëjë me familjen.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë në martesën tuaj?
Marjana Kondi: Nuk mendoj se kemi patur ndonjë moment shumë të vështirë, por do të të them dicka për të cilën pendohem. Pendohem që nuk kam bërë një fëmijë të dytë. Nuk është normale të kesh mundësi dhe të qëndrosh vetëm me një fëmijë.
Ester Bylyku: Pse nuk bërë fëmijë të dytë? Ishe më tepër e fokusuar tek karriera apo çfarë?
Marjana Kondi: Jooo, çfarë karriere. Unë bëj një punë normale si të gjithë. Thjesht nuk e di, pse nuk e bëra një fëmijë të dytë, dhe pendohem shumë për këtë.