Vetëm një ditë pas dasmës madhështore, një ndër më të përfolurat e vitit, Marina Vjollca është kapur ‘mat’ nga emisioni “Jo Vetëm Modë”.
Me 10 Shtator Marina u kurorëzua me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, në një ceremoni madhështore me 300 të ftuar në një resort në brigjet e Adriatikut.
Gazetari Eni Shehu ka intervistuar moderatoren dhe ka zbuluar informacione ‘ekskluzive’. Edhe pse dasma ishte menduar të ishte krejtësisht private, foto dhe detaje u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që vetë Marina tha se situata doli jashtë kontrollit.
“Bëra shumë qejf në dasmë. Mos më bëj asnjë pyetje, vetëm më uro dhe të iki se jam vonë dhe kam mbledhje, fillon sezoni. Është e vërtetë kam kaluar në “Klan”. Kemi bërë shumë muaj mjalti, por nëse do bëjmë tjetër kjo është varësi të punës, sapo të kap një ditë pushim do ikim, do arratisemi kështu siç e kemi zakon. Lidhur me dasmën ne çdo gjë e kishim menduar private, por nuk e di pse doli situata jashtë kontrollit. E shijuam dasmën dhe morëm detin në këmbë”, tha Marina Vjollca.
Përsa i përket programit të cilin do të moderojë, ajo tha se do të jetë spektakël muzikor i përmasave të mëdha, dhe se për këtë vendim për të kaluar nga sporti tek muzika, ndikim ka pasur edhe bashëkshorti i saj, Geti.
“Lajme kanë dalë plot por unë s’do të them asgjë deri në momentin që ne do të shfaqemi në ekran, nuk do të them absolut asgjë. Por, ty po të them ekskluzivisht që do të jetë një spektakël muzikor me përmasa të mëdha. Është ndryshim i fortë nga sporti tek muzika, edhe Geti ka ndikuar, të gjithë bashkë kanë bërë që unë të dal ndryshe”, tha Marina.
Lidhur me largimin nga “Top Channal” ajo tha se nuk ka asgjë personale, por vetëm profesionale. “Besoj se çdo njeri në çdo fushë të jetës ka një cikël të vetin dhe unë besoj se përfundova një cikël dhe do të nis një tjetër”, shtoi moderatorja./tvklan.al