Sezoni i ri televiziv sjell supriza për publikun shqiptar dhe një nga këto është rikthimi i moderatores së njohur Marina Vjollca në ekranin e Top Channel. Sipas burimeve nga “Bordo”, Marina ka nënshkruar një kontratë për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët”, një emision humanitar që drejtohet nga Elvis Naçi.
Ky program është i njohur për ndihmën dhe mbështetjen që i ofron shqiptarëve në nevojë, dhe Marina pritet të sjellë energjinë dhe profesionalizmin e saj në këtë format të ndjeshëm. Moderatorja ka nisur tashmë përgatitjet për programin, i cili pritet të fillojë së shpejti në Top Channel.
Rikthimi i saj në Top Channel vjen pas një periudhe të suksesshme ku ajo drejtoi Kampionatin Europian dhe pati bisedime për moderimin e një programi në TV Klan, ku do të merrte pjesë në një format me muzikë botërore të interpretuar nga artistët më të mirë shqiptarë. Pavarësisht këtyre bisedimeve, Marina ka zgjedhur të kthehet aty ku filloi karriera e saj, në Top Channel.