Marina nisi karrierën e saj televizive në Top Channel, në fillim si velinë në 2005-ën e më pas si moderatore e disa formateve televizive. Pas 12 vitesh, Marina u largua nga ky televizion për të nisur një rrugëtim të ri në Klan ku së shpejti do të drejtojë një spektakël.
Moderatorja ishte e ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku një herë e mirë sqaroi edhe këtë pjesë, largimin e saj nga Top Channel dhe arsyet që e çuan në këtë vendim.
Marina u shpreh se ndryshe nga sa kanë shkruar në media, largimi i saj nga Top Channel ishte vetëm për arsye profesionale.
“Kam kaluar 12 vite aty. Atje u krijova si Marinë, aty pata statusin tim publik, aty bëra shumë gjëra, kontribuova për atë televizion, ashtu si edhe televizioni ka dhënë dhe kemi marrë shumë. Di të them që s’ka pasur asgjë personale, e gjitha ka qenë profesionale. Një zgjedhje e vështirë, por për arsye profesionale vendosa që për të mirën time të bëja një zgjedhje tjetër”, u shpreh moderatorja.