Teksa e kemi parë çdo fundjavë në ekranin e Top Channel prej disa sezonesh me “Gjurmë Shqiptare”, Marin Mema tashmë do të jetë prezent në ekran në çdo televizion në një formë tjetër.
Duket se moderatori i njohur, pas sportit si pjesëtar i ekipit të Dinamos, gazetarisë dhe prodhimit të dokumentarëve ka vendosur të eksperimentojë dhe me të qënit imazh i një kompanie duke u bërë Ambasador i markës së njohur TIBO TV.
Bëhet fjalë për TIBO, platforma e vetme IPTV dhe OTT në gjuhën shqipe e cila ka vendosur të mirëpresë si “ambasador të markës” pikërisht Marin Memën. Marini tashmë do të jetë një imazh i cili do të bëhet dhe ikona kryesore e TIBO që ofron për të gjithë shqipfolësit transmetime të licensuara televizive të platformës televizive Digitalb, Tring dhe platformave të tjera televizive shqiptare të TV Klan dhe RTSH.
Ardhja si një “ambasador i markës” TIBO, është një tjetër risi që i atribuohet Marinit. Ai tashmë gëzon një admirim tek të gjithë shqiptarët në mbarë botën, duke u vlerësuar madje dhe me çmime siç është ai për emisionin “Gjurmë Shqiptare” nga Riva del Gardës dhe çmimi “Hasan Prishtina”.
Gjurmë Shqiptare është një ndër formatet e vetëm dhe më të ndjekur në ekranin shqiptar i cili ka si qëllim kërkimin dhe shpluhërosjen e të vërtetave historike të trojeve shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar. Jo pak herë Marin Mema është vendosur në qendër të sulmeve në nivele diplomatike për shkak të të vërtetave të gjurmëve të shqiptarëve.
Rrjeti TiBO i transmetimeve me mbi 364.000 serverë të vendosur në tërë planetin, ofron një larmi të pashembullt të kanaleve shqiptare, filmave me cilësi, lajmeve, dokumentarë, prodhime argëtuese, eventet sportive live e shumë më tepër.
Kjo përmbajtje PREMIUM, të cilën mund të shikoni kur dhe ku preferoni me një mori prodhimesh televizive në gjuhën shqipe, tashmë me Marinin do të nxisë kureshtjen, zgjojë interesin dhe shtojë besnikërinë e audiencës televizive.