Një Marilyn Monroe që shfaqet përpara objektivit pothuajse e zhveshur në jetën e saj private. Fotot e reja portretizojnë yllin e Hollivudit duke notuar, nudo, në pishinë dhe pastaj e fotografuar duke mbuluar krahët tek sa vesh robdishanin. Por jo vetëm: ka edhe disa të foto në të cilat aktorja feston ditëlindjen e saj dhe është fotografuar para një tortë të madhe me qirinj. Imazhet, që nuk janë parë kurrë, janë bërë të gjitha nga fotografja Lawrence Schiller në vitin 1962 dhe sipas ekspertëve, mund të jetë shërbimi i fundit fotografik i bërë para vdekjes së saj. Marilyn Monroe u gjet e vdekur në mëngjesin e 5 gushtit 1962 (Ipa).
Fotografitë, disa me ngjyra dhe të tjera bardhë e zi, do të nxirren në ankand më 11 tetor në Heritage Auction në New York (Ipa).