Nuk kanë qenë muaj të lehtë për Ellen DeGeneres, e cila është vënë në qendër të vëmendjes pas akuzave nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e saj të punës. Madje disa prej tyre kanë deklaruar se janë pushuar nga puna, pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore apo raste vdekje.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe disa personazhe të njohur, të cilët kanë qenë të ftuar në emision dhe shumica prej tyre i kanë dalë në mbrojtje moderatores.
Nuk ka vepruar kështu Mariah Carey në një intervistë të fundit, ku ka treguar se kur ishte e ftuar në emisionin e Ellen në vitin 2008, ajo e ka detyruar të flasë për shtatzëninë e saj pa dëshirë dhe të pijë alkool.
“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Ellen më pyeti nëse isha shtatzënë, por une nuk doja të flisja sepse e kisha kaluar njëherë një abort, nuk isha gati. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Ajo pastaj më tha të pija shampanjën që kisha përpara dhe kur e pa që unë nuk e bëra, tha: “Ti je vërtetë shtatzënë.” Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit me gjithcka që po thuhet, por nuk e shijova atë moment.”
Pas këtij episodi, këngëtarja sërish abortoi, gjë e bëri më të vështirë marrëdhënien me Ellen. Carey arriti të bëhej nënë pak vite më vonë, me ish-bashkëshortin Nick Cannon, ndërkohë që tek emisioni i moderatores së njohur u rikthye dhe 4 herë të tjera.