Për prezantuesen-autoren-producenten Maria De Filippi sezoni i ardhshëm televiziv do të jetë plot me angazhime. Ajo do të jetë e pranishme në tetë formate pjesë e programacionit të Canale 5.
Mbretëresha e televizionit italian, nga shtatori do të ketë role dhe hapsira akoma më të rëndësishme në Mediaset. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, programet e saj janë mjaft të ndjekura dhe të pëlqyera nga publiku i Canale 5. Përveçse autore dhe prezantuese e programeve të saj, Maria është edhe producente nëpërmjet kompanisë Fascino, ku është aksionere e 50% të aksioneve.
Por cilat do të jenë programet që do të shohim protagoniste Maria de Filippi-n në sezonin e ri televiziv. I zbulojmë sëbashku!
Mbrëmja e së shtunës do të jetë e saja sërisht me programet e njohura Tú sí que vales, C’è Posta per te, Amici, po kështu do të prezantojë day time e Amici pomeridiano dhe Uomini e donne.
Përveç tyre do të debutojnë katër formate tëreja prodhuar nga Fascino, por që nuk do të prezantohen prej saj. House Party, një show historitë e personazheve të njohur të spektaklit italian. Protagoniste e njërës prej puntatave do të jetë vetë De Filippi sëbashku me aktoren Sabrina Ferilli. Një tjetër format do të jetë ai i intervistave të të shoqit, gazetarit Maurizio Costanzo, në second time, po në Canale 5, me të ftuar special që do të tregojnë më shumë nga jeta e tyre nëpërmjet fotove që shfaqen faqet e studios në formë kubi. Simona Ventura rikthehet në Mediaset me një reality ku protagonist janë njerëz të thjeshtë që duan të ndryshojnë pamjen e tyre të jashtme. Në fund, Ultima fermata (Stacioni i fundit), një vend reflektimi përpara marrjes së një vendimi të rëndësishëm.