CEO i Endemol Shine Germany Marcus Wolter njoftoi sot se ka vendosur të largohet nga kompania e njohur pas 9 vitesh drejtim.
Ai nuk do ta rinovojë më kontratën e cila përfundon më 31 Janar 2018 duke thënë se vendimi vjen për një përpjekje për projekte të reja gjatë verës së ardhëshme.
Ute März (Përgjegjësi i Financave), Rainer Laux (Drejtori për Dokumentarët dhe “Reality”) dhe Gabi Abegg-Karmalker (Udhëheqësi i Zhvillimit Strategjik) do të marrin përkohësisht menaxhimin.
Wolter mori drejtimin e kompanisë në tetor 2008. Këtë vit, ES Germany do të vendosë një tjetër vit rekord për sa i përket fitimit.