Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të vij në një transmetim të maratonë nëpërmjet platformës Digitalb.
Ngjarja më e rëndësishme e botës së kinematografisë Çmimet Oskar do të përcillen këtë vit në gjuhën shqipe nga prezantuesja shqiptare Jonida Vokshi dhe prezantuesi kosovar Alaudin Hamiti. Transmetimi do të mbulohet nga dy kanalet e platformës Digitalb, T HD dhe My Music.
Ky edicion pritet me interes nga teleshekusi shqipfolës, pasi skurse ju kemi informuar më parë, në konkurim për çmimin e filmit me metrazh të shkurtër është filmi Kosovaro-Britanik ‘Shok’, i cili përfaqëson Kosovën në elitën e kinemasë botërore.
Gjatë mbrëmjes në studio do të ketë edhe të ftuar nga fusha e kinematografisë shqiptare për të komentuar drejtëpërdrejtë ngjarjen.
Pra këtë të diel, ora 23:50 sintonizohuni në Digitalb për të shijuar një natë mes yjesh!