Prezantuesja e njohur e Mara Venier, gjatë një telefonate në një emision radiofonik, ka reaguar ashpër kundrejt fjalëve që ish prezantuesja e “Isola dei Famosi” Simona Ventura ka thënë në një intervistë në emisionin “Le Invasioni Barbariche” të Daria Bignardi:
«Ekzistojnë dy kategori njerëzish: njerëzit e mirë dhe buburrecat. Nuk jam një buburrec, si ato që janë pjesë e botës televizive, nuk qesh me fatkeqësitë e tjetrit». Edhe pse Simona nuk bëri emra konkretë, për shumë kuptohej që i drejtohej Mara Venier-it, e angazhuar aktualisht si opinioniste në reality-n “Isola…”.
Mara Venier, e ftuar në emisionin «Benvenuti nella jungla» në Radio 105, ka replikuar kundër Siomona Ventura-s:
«E shkreta Simona, e shkreta. Nuk besoj se e kishte fjalën për mua, mendoni se une kam nevojë për vizibilitet? E kuptoj pse ka mbetur keq. Mua nuk më është dashur të shkoj në Tiranë për të punuar, unë vazhdoj të punoj këtu».
I gjithë ky mllef midis dy prezantueseve ka marrë shkas nga një intervistë e Mara Venier për një revistë ku ajo tregonte për një zënkë midis tyre (e përgënjeshtruar nga Simona), ku akuzonte Ventura-n si një grua jo e sinqertë.
Kujtojmë që Super Simo aktualisht është prezantuesja e reality show-t sportiv Leyton Orient ne Agon Channel Italia.
Stafi i IMA dëshiron t’i thotë publikisht zonjës Venier se puna është nder në çdo cep të Botës dhe se buburreca si ajo nuk i do asnjë, as në Itali e as në Shqipëri!