Pas pak në RTSH pritet të nisë nata e parë e Fest 59.
Ndryshe nga edicionet e kaluara për herë të parë ky edicion do të zhvillohet në ambjent të hapur për shkak të COVID.
Pandemia ka bërë që edhe një nga këngëtret konkurrente të tërhiqet nga gara.
Manjola Nallbani rezulton pozitive me Covid-19, izolohet bashkë me të bijën
Këngëtarja Manjola Nallbani ka treguar për Balkanweb se tërheqja vjen për shkak të problemeve shëndetësore, të shkaktuara nga Covid.
Kërgëtarja gjatë periudhës së provave ka qenë e prekur nga virusi familjarisht duke mos patur mundësi të jetë pjesë e tyre. Edhe pse tani gjendja e saj është përmirësuar, ajo ka treguar se nuk është plotësisht në formë për të qenë pjesë e garës.
“Uroj te jeni mire me shendet! Une jam terhequr nga Fest sepse gjate kohes qe beheshin prova dhe pergatitje nga konkurentet e tjere une kam qene ( familjarisht) me covid. Pervec kesaj, tani jam me mire por kryesorja qe fest do te mbahet jashte ne shesh dhe une nuk mund te rrezikoj shendetin perseri ne nje kohe qe jam duke u rikuperuar dhe duhet te kem shume kujdes. Faleminderit e cdo te mire🌹”, sqaron Nallbani për “BalkanWeb”.