Listës së personazheve të njohur që janë prekur nga Covid-19 i është shtuar edhe këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një njoftimi në Instagram, në një postim ku ajo shfaqej në emisionin “Shiko Kush Luan” që u transmetua mbrëmjen e djeshme.
Nallbani thotë se e ndoqi programin si spektaktore nga shtëpia, pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe është izoluar, ndërkohë episodin e “Shiko Kush Luan” e kanë regjistruar disa ditë më parë. Ndërkohë “News31” ka mësuar se së bashku me artisten është izoluar edhe vajza e saj.