Një ngjarje gjatë emisionit “Piter Pan” me prezantuese Alketa Vejsiun. Gjatë marrjes në pyetje që fëmijët e vegjël po i bënin modeles Aurela Hoxha, njëri prej tyre nuk është ndjerë mirë, madje ka vjellë në mes të studios. Si fillim, Vejsiu tentoi që të vazhdonte spektaklin, por më pas duket se e kuptoi vendimin që mori, ndaj tentoi që ta rregullonte duke dhënë publicitet.
PJESË NGA VIDEOJA:
Një prej fëmijëve: Volli djali!
Alketa Vejsiu. S’ka gjë. Vazhdojmë. Po mos u shqetësoni se fëmijët edhe sëmurën ndonjëherë, kështu që e mori Piter Pani vetëm për pak dhe do të kthehet prapë tek paneli se e pashë që e humbët. Do japim pak publicitet dhe do kthehemi menjëherë.
Duke qenë se videoja ku Vejsiu thotë “S’ka gjë, vazhdojmë!” është bërë virale në rrjetet sociale, e komentuesit e kanë ‘masakruar’, ajo është detyruar që të bëjë një sqarim. Ajo shpjegoi se mund të ndodhë që të humbet orientimi me direktivat që jepen në kufje nga regjia, e ndaj mund të bëhet ndonjë reagim i vonuar. Por shtoi se djali në sallë kishte dhe të ëmën, që u kujdes mënjëherë për të.
SQARIMI I ALKETËS:
SQARIM! Kur montoni videot ne Tik Tok, ju lutem perdorni versionin e plote, jo fjali te shkeputura! Piter Pan eshte nje program viral per lezetin e batutave, por jo per te marre ekstrakte qe lindin keqkuptime, te shkeputura nga konteksti i vertete i ndjeshmerise njerezore qe gezoj per cdo qenie humane; vecanerisht femijet…qe jane bekimi me i madh. Nje program me protagoniste femijet, ka shume te papritura per t’u menaxhuar! Diku humbasim orientimin se ne kufje flet regjia, ne skene flasin asistentet e produksionit, prinderit nga ana tjeter natyrshem jane te shqetesuar, dhe femijet pastaj jane plot 14 ne panel dhe ndonjehere mund te behet ndonje reagim i vonuar! Djali qe pati nje problem gjate Live ka pasur dashurine e te gjitheve ne, dhe te nenes e cila ishte ne publik dhe u perkujdes menjehere!
Marrë nga dosja.al