Vetëm pak minuta më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një tjetër thirrje për qytetarët.
Ajo i kërkon qytetarëve të mos dëmtojnë shëndetin dhe ekonominë e tyre me receta nga miqtë dhe të afërmit, por të kontaktojnë me mjekun e familjes.
Ministrja thekson se qeveria do të rimbursojë Paketën bazë të trajtimit ambulator në banesë për pacientët e testuar me Covid-19.
“Qeveria do të rimbursojë Paketën bazë të trajtimit ambulator në banesë për pacientët e testuar me Covid-19 bazuar në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik.
Mos dëmtoni shëndetin dhe buxhetin, me receta WhatsApp-esh.
Lidhuni me mjekun tuaj të familjes. Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjë e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.