Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë mëngjesin e sotëm ku thotë se edhe dy mjekë të tjerë që ishin prekur nga CoVid-19, janë shëruar nga virusi vdekjeprurës.
Sipas ministres mjekët e Spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shpallur të shëruar pas testeve të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik. Tashmë në rang vendi numri i të shëruarve nga CoVid-19 ka shkuar në 40.
“COVID-19
Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik❗
Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19” shkruan Manastirliu.
Top Channel