Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun ka deklaruar se shërbimi i urgjencës kombëtare është në gatishmëri të plotë 24/7 dhe vetëm në ditën e fundit numri i thirrjeve ka arritur në rreth 3 mijë thirrje në ditë.
“Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID-19, 1269 thirrje janë vetëm për COVID-19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit.Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nëpërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, tha Manastirliu.
Teksa Manastirliu theksoi se spitali COVID 4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID dhe më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e çuar kapacitetin në mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.