Që mami është mentorja dhe menaxherja e karrierës së Greta Koçit këtë e dimë, por që ishte ajo që bën dhe regjisoren e klipeve këtë na i tregoi vetë Greta me këtë video. Në postimin e saj në Instagram ku shihet duke xhiruar me një fustan të bardhë, dëgjohet zëri i nënës së saj që drejton gjithçka.
Këngëtarja e njohur prej disa kohësh jeton jashtë vendit, në Vjenë ku duket se ka gjetur dhe dashurinë e jetës së saj.
Edhe pse pak e tërhequr, duket se Greta nuk do ta lërë pas dore muzikën dhe projektet e reja, sidomos pas faktit se i fejuari i saj e mbështet shumë karrierën e Gretës dhe e shoqëron në mbrëmjet muzikore.