Nuk kishte ndodhur kurrë që revista tradicionale e grave Elle të vinte një burrë në kopertinën e saj, por ja që këtë vit u bë një përjashtim, për një këngëtar dhe seks simbol të vërtetë që vjen nga Kolumbia, ai është Maluma!
Këngëtari i “Felices Los 4” tregon të gjithë sex appeal-in e tij që e karakterizon në sesionin fotografik për revistën e grave, dhe ne jemi gati të vëmë bast se do të jetë një edicion rekord për sa i përket shitjeve, me një djalë të pashëm në kopertinë si ai.
Flokët bruz, mjekra dhe shikimi magnetik, duhet pranuar, Maluma nuk mund të mos tërheq vëmendjen. Djali gjithashtu është renditur në mesin e burrave më seksi të viteve të fundit dhe kanalet e tij sociale janë me të vërtetë shumë të popullarizuara.