Muzika botërore ka humbur tragjikisht, në moshë shumë të re, emra të cilët me talentin e tyre do i shtonin ngjyra dhe jetë tingujve.
I tillë ishte fati për Christina Grimmie, vajza nga Nju Xhersi, e cila u rendit e treta në spektaklin “The Voice”, me mentor Adam Levine. Në hapat e parë të karrierës së saj, ndërsa mbaroi një koncert në Florida, 22-vjeçarja u qëllua me armë nga një person i panjohur. Plagët i kushtuan jetën. Ajo po jepte autografe dhe po takonte fansat kur personi i armatosur hapi zjarr. As ndihma e parë e vëllait të saj që ndodhej aty pranë nuk e shpëtoi dot Christina Grimmie-n.
Nathaniel O’Brien mrekulloi publikun australian në “X-Factor”. Vetëm një vit pas eksperiencës në spektakël, O’Brien po zhvillonte koncertet e para dhe pasi mbaroi një performancë, 19-vjeçari u përfshi në një aksident tragjik me makinë.
Fat i keq edhe për një tjetër djalë, i cili karrierën e nisi në një “talent shoë”. Martin Morgan nuk arriti dot ta shijonte të plotë eksperiencën në “Britain’s Got Talent”. 38-vjeçari kaloi fazën e parë me këngën “Hero” të Enrique Iglesias, por ndërroi jetë nga epilepsia disa ditë më vonë.
/ Top Channel