Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë raportohet të jenë plagosur në një rrugë këmbësorësh në qytetin gjerman Trier, pasi u përplasën nga një makinë. Policia e qytetit njoftoi se e ka arrestuar shoferin.
Uwe Konz, shefi i zyrës së shtypit në Trier tha për “Bild”: “Nuk mund të themi ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo”.
Policia u bëri thirrje banorëve që të shmangnin zonën, ndërsa në rrjetet sociale u shfaqën video që tregonin personat e plagosur të shtrirë në rrugë, duke marrë ndihmën e parë.