Humbasin jetën dy punonjës të OSHEE në Gjirokastër, pasi makina me të cilën udhëtonin ka rënë në lumin Drino gjatë mesnatës.
Elektricistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj ishin nisur për të parë avarinë në fshatin “Asim Zeneli”, por si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE ka rrëshqitur pranë bregut të lumit.
Ata nuk kanë mundur dot të dalin nga automjeti në lumë.
Për shkak të thellësisë së ujit dhe motit të acartë u desh ardhja e polumbarëve nga Tirana për të filluar nxjerrjen e trupave dhe automjetin.