Kanë kaluar pak ditë nga kur kompania e modës Shqiptare që mban emrin e mbretëreshës së parë shqiptare “Geraldina Sposa” ka mbushur plot 20 vite në tregun e fashion-it Shqiptar. Me sloganin “20 Vjet duke veshur ëndrra” kompania e organizimit të eventeve dhe fustaneve të nusërisë dhe jo vetëm ka veshur ëndrrat e çdo vajze shqiptare, në ditën më të lumtur të jetës së saj. Në mbrëmjen gala ishte edhe Info Media Albania, të përfaqësuar nga gazetari ynë Gerald Qerimi i cili përcjell për ne atmosferën e eventit.
Mbrëmja e madhe mblodhi në Pallatin e Brigadave emrat më në zë të artit, politikës, botës së biznesit por edhe të ekranit shqiptar. Mbrëmja nisi me pritjen madhështore që në hyrjen e saj ku u vunë re detaje të cilat bënin diferencën. Të ftuarit e mbrëmjes së madhe uronin dy organizatorët Marcela Lati dhe Armand Peza dhe të pozonin para aparatit fotografik me dy emrat që kanë ngritur kompaninë gjigande “Geraldina Sposa”.
Ambienti i madh i Pallatit të Brigadave po mbushej pak nga pak ku të ftuarit që në hyrje filluan të shkrepnin pozat e para me njëri-tjetrin. Mbrëmja u drejtua nga vetë ideatori i kësaj kompanie, njeriu i pa lodhur që ka veshur ëndrra 20 vite, Armand Peza. Me një fjalim tepër të ndjerë, pa ndonje skenar për të lexuar, fjalë të dala nga zemra, ai ka treguar përpjekjet për këtë aritje të madhe deri më sot në 20 vjetorin e “Geraldina Sposa”. Mbrëmja kishte në qëndër të saj krijimin e fustaneve të kësaj komapnie, fustane të cilat ishin të mrekullueshëm. Sfilda me fustanet e nusërisë u bë nga modele, emra të njohur të botës së modës shqiptare por dhe figura të ekranit si: Xhesika Berberi, Afroviti Goga, Adrola Dushi, Andresa Ambrosia, Matilda Micini, Viola Spiro, Jona Spahiu etj. Të gjitha fustanet u shoqëruan me muzikë shqiptare dhe me duartrokitje nga të ftuarit. Sfilata vazhdoj me disa prej nuseve të cilat kishin kurorëzuar martesën me fustanet e “Geraldina Sposa” dhe këto të fundit u pëlqyen shumë nga të ftuarit e pranishëm. Mbrëmja kulmoi me të ftuarat e mbremjes të cilat ishin katër emra të dashur për publikun si: Aurela Gaçe, Enada Hoxha, Jonida Maliqi dhe Ornela Bregu. Sfilata e tyre u shoqerua nën këngën e famshme të këngëtares me famë botërore Tina Turner ”Simply the best” dhe nën atmosferën dhe spektaklin e fishekzjarreve. Më pas mbrëmja u zhvillua në pjesën tjetër ku të ftuarit kaluan një kohë së bashku nën shoqërinv e muzikës dhe njëri-tjetrit duke komentuar mbrëmjen.
Eventi i “Geraldina Sposa” është padyshim mbrëmja më e madhe e fashionit shqiptar, ku bëhen bashkë çdo vit emra të njohur të ekranit dhe fushave të ndryshme. Në këtë mbrëmje kuriozitet të madh ishin dhe të ftuarit Vip, të cilët nuk kanë ngelur pa u komentuar nga mediat. Më poshtë do te gjeni foto të tyre duke parakaluar në mbrëmjen e madhe të mbajtur në Pallatin e Brigadave. Mbrëmja e 20-vjetorit të “Geraldina Sposa” u mbyll por do mbesë shumë gjatë në memorien e të gjithë të ftuarëve por edhe në historinë e fashion-it shqiptar.