Franca ka marrë vendimin drastik për të hyrë edhe njëherë në karantinë. Duke filluar nga kjo javë, atje do të fillojnë kufizimet, që sipas Presidentit Emmanuel Macron, do të mbajnë nën kontroll epideminë e Covid-19.
Ai iu drejtua popullit me një fjalim, duke deklaruar se masat e reja do të hyjnë në fuqi të premten. Njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve kur duhet të blejnë gjëra thelbësore, duhet të bëjnë vizita mjekësore, ose ta përdorin një orë në javë për ushtrime.
Njerëzit do të lejohet të shkojnë në punë nëse punonjësi e ka të pamundur punën nga shtëpia. Macron tha se ndryshe nga Marsi, shumica e shkollave do të vijojnë të qëndrojnë të hapura.
“Virusi po qarkullon me një shpejtësi që as pesimistët më të mëdhenj nuk e kishin parashikuar”, tha Macron. Ai shtoi se kjo valë e dytë e Covid do të jetë më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse se e para.
“Të gjithë jemi në të njëjtën pozitë: të pushtuar nga një valë e dytë që e dimë se do të jetë më e vështirë, më vdekjeprurëse se e para”, tha ai.
Masat e reja do të zgjasin për 8 javë dhe pritet që të ulin numrin e të shtruarve në spitale. Të martën, Franca raportoi 523 viktima, numri më i lartë i viktimave në një ditë që prej Prillit. Në total atje e kanë humbur jetën mbi 35 mijë persona.