Ndoshta shumë vajza do të donin të kishin të pasme si të Bebe Rexhës, por vetë këngëtarja nuk është aspak e kënaqur me trupin e saj. Së fundmi ajo ka postuar në Tiktok një video ku shprehet se ia shpif trupi i vetë dhe siç tregon ‘asnjëherë nuk ka qenë më e rëndë së tani’ sa i përket peshës trupore.
“Janë festat e fundvitit dhe të gjithë supozohet të jemi të lumtur. U peshova tani por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse kam turp. Ma shpif trupi im”, tha Bebe e përlotur dhe pa makeup në fytyrë.
“Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë nuk kam dëshirë të postoj. Sinqerisht kjo është arsyeja pse nuk kam qenë shumë aktive këtë vit si vitet paraprake”, tha ajo.