Rubrika ‘Trotuar’ në programin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’, ‘E diell’ sjell çdo javë tema të ndryshme që shkaktojnë “zhurmë” në shoqëri. Këtë të dielë pjesëtarët e “Trotuar” kanë diskutuar rreth lidhjeve të meshkujve me femra në moshë më të madhe se vetë ata.
Një marrëdhënie të tillë ka pasur ish-konkurrenti i ‘Big Brother Albania’, Arjan Bakalli. Ai tregoi se në moshën 22 vjeçare, krijoi një marrëdhënie me një grua gjermane 34-vjeçe. Madje shtoi se prezantimin me të ia bëri ish-bashkëshorti i saj, të cilin Arjani e kishte mik.
“Kur kam qenë 22 vjeç dhe jetoja në Amsterdam, rastësia bëri që u lidha me një gjermane që ishte 34-vjeçe. Meqenëse ti ke qejf detajet, ma prezantoi ish-bashkëshorti i saj, një italian që ishte miku im dhe rastësisht më pas krijova marrëdhënie. Njeriu është orputunist kur është 22 vjeç. Unë isha i dashuruar në Shqipëri me një tjetër person dhe thjesht me të isha në lidhje”, tha Arjani duke u treguar si në çdo dalje të tijën mjaft transparent dhe pa asnjë kompleks.