Nëse tashmë i keni përfunduar të gjithë episodet e “Lupin” në Netflix ka dy lajme një i mirë dhe një i keq. Lajmi i mirë është që do të keni akoma më shumë episode për të ndjekur por më i keqi, që nuk është dhe aq dramatik, do të duhet të prisni dhe një muaj për ti parë!
Netflix njoftoi në Janar se seriali i ndjekur Lupin do të rikthehet me një sezon të dytë, atë finalin me 5 episode këtë verë. Ndërkohë që dimë se drejtuesja e serialit Marcela Said ka zbuluar se do të ketë “shumë aksion dhe plot emocione.”
Lupin Part 2… this summer! pic.twitter.com/bgWujbrtZ1
— Netflix (@netflix) January 28, 2021
Lupin i vendosur në Paris bazohet në literaturën Franceze të heroit Arsene Lupin i krijuar nga Maurice Leblane në 1905. Ndërkohë që personazhi nuk shfaqet, prapë lë shenjën e tij. Protagonisti i serialit Assan Diop i luajtur nga Omar Sy inspirohet nga Lupin në përpjekjen e tij për të marrë hak për babanë e tij të ndjerë, i cili vdiq 25 vjet pasi u akuzua për një krim që nuk e bëri.
Lupin 2 do të ketë premierën e tij në 11 Qershor me 5 episode që do të anoncohen në platformën Netflix. Pjesa e parë e Lupin e pati premierën në 8 Janar dhe debutoi si #Top10 serialet më të ndjekura sipas New York Times. Prodhimi francez u ndoq nga mës humë se 70 milion abonentë në katër javët e tij të para krahasuar me Bridgerton, seriali i cili pati një audience prej 83 milion ndjeke duke u bërë seriali më i ndjekur i Netflix.
Së bashku me Sy, Netflix ka konfirmuar si pjesë të kastit të Lupin 2 do të përfshijë Hervé Pierre (Hubert Pellegrini), Nicole Garcia (Anne Pellegrini), Clotilde Hesme (Juliette Pellegrini), Ludivine Sagnier (Claire), Antoine Gouy (Benjamin Ferel), Shirine Boutella (Lieutenantant) Belkacem), dhe Soufiane Guerrab (Youssef Guedira).
Seriali u krijua nga George Kay dhe François Uzan, dhe Sy, i cili është shfaqur në X-Men: Days of Future Past dhe Jurassic World, është kredituar gjithashtu si një prodhues artistik, për The New York Times. Episodet 6 dhe 7 drejtohen nga Ludovic Bernard, ndërsa Episodet 8 deri në 10 drejtohen nga Hugo Gélin./InfoMediaAlbania/