Luna Causholli, këngëtarja e re e muzikës shqiptare, është duke punuar për videoklipin e ri të këngës të saj të fundit që pritet të publikohet së shpejti.
Kënga e re është kompozuar dhe shkruar nga vetë Luna e cila ka zgjedhur të shfaqet tashmë jo vetëm si këngëtare por edhe si autore.
Këngëtarja e “Jetën ta fal”, pjesëmarrëse në Fest 61, ka ndarë emocionet e këngës së re me fansat në një postim të fundit në rrjetet sociale, duke shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen e saj për këtë projekt të ri që do të vijë me videoklip.
Në postimin e saj, Luna shkruan: “Duke punuar në videoklipin e këngës sime të re, jam shumë e lumtur dhe e mirënjohur që ky projekt po merr jetë, dhe mezi pres t’ju tregoj këtë punë arti të mrekullueshme!! ❤️ Faleminderit @kurt_genti që gjithmonë më ndihmon në drejtimin e videove të mia dhe i bën ato realitet!! Dhe, natyrisht, falënderoj mamin dhe babin tim që më mbështesin gjithmonë dhe më japin forcë për të vazhduar @ermiracausholli @arditcausholli 🥹 PO BËHEM MË E FORTË ÇDO DITË!!!”
Kjo është kënga e dytë që Luna sjellë për fansat e saj. Ndërsa projekti i fundit i saj është Under Your Scars një version i saj i këngës së grupit Godsmack.
Kënga do të publikohet në kanalin zyrtar Youtube të këngëtares dhe në të gjitha platformat muzikore online nga GO Digital Music.