Jeta e përball Ejlylin me të kaluarën e saj të dhimbshme.
Defne i ofron Meralit të jetë këshilltarja e saj për ta trajnuar të përshtatet me botën e pasur në të cilën tashmë jeton.
Feride dhe Toprak turpërohen para Nerimanit. Kader e emocionuar nis fakultetin e drejtësisë por i duket shumë i vështirë.
Miqtë e vjetër mblidhen si dikur dhe bisedojnë për zgjedhjet e tyre në universitet.
Djali i humbur më në fund arrin të flasë me Feriden. Zehra ndihmon Meralin t’ia hedh edhe kësaj here gënjeshtrës.
Por Meral duhet të gjejë një shumë të madhe parash për t’ia dhënë personit që do i ndihmojë. Zehra e shtyn Meralin të vjedhë kasafortën e Sadriut.