Kader përpiqet të bëjë për vete Tunën.
Ajo dhe Meral bëjnë një lojë por Tuna e zbulon dhe Kader turpërohet. Feride vuan pasi mësoi tradhëtinë e Toprakut dhe kërkon ndihmën e Nerimanit. Selen dhe Nazan darkojnë në një restorant.
Aty ndodhet dhe Ezhder. Selen e pëlqen shumë Ezhderin sapo e sheh. Ezhder nga ana tjetër përpiqet të fitojë vëmendjen e Nazanit tani që i ka punët keq.
Ali i shpreh dashurinë Ejlylit dhe i kërkon të martohen por ajo i kërkon të mbarojë universitetin e të gjejë punë dhe më pas të mendojë për martesë.
Defne bëhet xheloze kur mëson se e ëma ka dalë me Ezhderin. Gynej dhe Ali qëndisin gjithë natën për të ndihmuar vajzat me punën e tyre. Feride dhe Neriman zbulojnë të vërtetën mbi Toprakun.