Nazan përballet me Nerimanin dhe e kërcënon se do paguajë për atë që i bëri. Neriman i kujton Nazanit se ajo i hodhi në plehra vitet e punës së saj.
Vajzat dëgjojnë sherrin mes tyre por nuk e mësojnë të vërtetën. Defne i tregon Nazanit se vazhdon ta mbajë mendjen tek Ezhderi.
Babai i saj dëgjon bisedën dhe zihet me Ezhderin. Maxhide i punon një rreng Zehrës për t’u hakmarrë ndaj saj.
Vajzat dhe djemtë mblidhen për të luajtur së bashku. Meral fton dhe Tunën por Xhemre detyrohet ta përzë për shkak të Serkanit.
Vajzat dhe djemtë argëtohen në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më pas i lënë vetëm Xhemrenë dhe Serkanin për t’u sqaruar.
Xhemre i thotë Serkanit se Tuna është thjesht kolegu i saj dhe zihet ashpër me të.